Lajme

16-vjeçari kërcenon me thikë sigurimin e shkollës në Drenas

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një ish-nxënës i shkollës së një fshati në Gradicë të Drenasit ka kanosur me thikë sigurimin e shkollës.

Personi që ka kanosur sigurimin është 16-vjeçar.

“Fsh. Gradicë, Gllogoc 06.09.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, sigurim në shkollën e fshatit, ka njoftuar policinë se është kanosur me thikë nga i dyshuari  kosovar 16 vjeçar ish-nxënës i shkollës.”, shkruhet në raportin e PK-së.

Ilustrim

Palët janë dërguar në stacion dhe pa inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022