Lajme Botë

16 të lënduar nga rrëzimi i një karnavali në Indi

16 persona duke përfshirë edhe pesë fëmijë, janë lënduar pas rrëzimit të një karnavali në Indi nga 50 metra lartësi.

Ky incident ka ndodhur të dielen në qytetin Mohali.

Siç raporton Fox News, një video e aksidentit tregon udhëtimin me mjeti të lojërave lëvizëse i cili rrotullohet lartë dhe që fillon të mos funksionojë dhe bie në tokë.

Karnavali i cili u rrëzua këtë të diel

Panairi në të cilin ka ndodhur ngjarja do duhej të mbyllej më 31 gusht, por u zgjat deri më 11 shtator.

Shkaku i mosfunksionimit mbetet i paqartë për momentin. Policia ka nisur hetimet duke thënë se “do të zhvillojë një hetim dhe do të ndërmerren masa të rrepta ndaj fajtorëve”.

Mohali ndodhet në shtetin Punjab, rreth 160 milje në veri të Nju Delhit./Shqip.com