Lajme

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Qendra e COVID-19

Nga 593 testime të kryera, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vaksinimi kundër COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë, janë dhënë 102.338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër këtij virusi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.767.

Në total numri i rasteve aktive është 328./Shqip.com