Lajme

16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 16 raste aktive me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast pozitiv dhe asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe është shëruar vetëm një person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here. Por në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

MSH së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vazhdimisht që të ju përmbahemi masave preventive kundër virusit.

/Shqip.com