Lajme

16 komuna shkojnë në rinumërim të vendvotimeve

Mbledhja e KQZ-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që në rinumërim të shkojnë edhe 150 vendvotime të tjera.

Kjo pasi, kandidatët për Kuvende të Komunave të ndryshme kanë dyshime rreth vërtetësisë së numrit të votave të tyre, shkruan Shqip.com.

Rinumërimi i vendotimeve do të bëhet në 16-të komuna të ndryshme të Kosovës në atë të Drenasit, Vitisë, Istogut, Shtimes, Vushtrrisë, Klinës, Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Prizrenit, Gjilanit, Malishevës, Deçanit, Skënderajt, Kaçanikut dhe Fushë Kosovës.

Njoftimi lidhur me këtë vendim të PZAP-it u bë i ditur në mbledhjen e Këshillit Qendror të Zgjedhjet që është mbajtur të mërkurën.

Qendra e Numërimit të Rezultateve

Më 8 tetor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kishte filluar rinumërimi i rreth 500 vendvotime që u takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 14 tetorit.

PZAP kishte pranuar më shumë se 350 ankesa të paraqitura nga kandidatët për Kuvende Komunale kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja. /Shqip.com