Lajme

155 gjoba iu shqiptuan kundërvajtësve në rrugën “Xhorxh Bush”

Për dy ditë me radhë Policia e Kosovës ka shpërndarë 155 gjoba kundërvajtësve në rrugën “Xhorxh Bush”.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Shqip.com

“Ju informojmë se Njësiti i Trafikut për Kryeqytet në rrugën ,,Xhorxh Bush,, për arsye të mos respektimit te shenjave te trafikut dje i ka shqiptuar rreth 90 fletëparaqitje ndërsa sot deri më tani 65 fletëparaqitje (tiketa)”, thuhet fillimisht në përgjigjen e PK-së.

Nga Policia e Kosovës më tutje kanë thënë se zyrtaret policor varësisht prej detyrave tjera operacionale ne rrugën “Xhorxh Bush” do te operojnë deri sa të vlerësohet se është arritur qëllimi.

Shqip.com ka mësuar po ashtu edhe shumën e gjobës që iu është shqiptuar kundërvajtësve.

Rruga “Xhorxh Bush”

“Për mos respektim të shenjës së trafikut , gjoba sipas ligjit është e paraparë 40 euro. Por në raste nëse behet tejkalimi në vijën e plotë atëherë gjoba është 150 euro dhe shoferit i konfiskohet përkohësisht patentë shoferi 3 muaj”.

Rruga “Xhorxh Bush” u hap për qarkullim të autobusëve dhe taksive javën e shkuar.

Rruga ishte mbyllur që prej 26 nëntorit, me qëllim të shërbimit si shesh për organizimin e aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit.

/Shqip.com