Lajme

150 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19. Ilustrim
COVID-19. Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 150 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 16 raste të reja.

Megjithatë, është shënuar një rast i vdekjes, por janë shëruar 26 persona.

Aktualisht, 18 persona janë të hospitalizuar nga ky virus.

/Shqip.com