Lajme

15-vjeçari humb jetën pasi bie nga ndërtesa në Mitrovicë

Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi që i njëjti ka rënë nga ana e një ndërtese.

Kështu ka konfirmuar për Shqip.com, Avni Zahiti – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S. ka humbur jetën. Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”

Po ashtu është bërë e ditur se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

/Shqip.com