Lajme

14 viktima nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ilustrim

14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 1 mijë e 117 raste pozitive.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 154 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 1 mijë e 59 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 29 mijë e 915, i të shëruarve është 273 mijë e 243, ndërsa i të vdekurve 8 mijë e 851.

Aktualisht në nivel vendi janë gjithsejtë 8 mijë e 821 raste aktive./SHQIP.com