Lajme Botë

14 të vdekur nga përmbytjet në New York, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Vërshimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Së paku 14 persona kanë vdekur në verilindje të New Yorkut dhe New Jersey, pas përmbytjeve të stuhisë Ida, transmeton Shqip.com.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur mëngjesin e së enjtes pasi rajoni Verilindor u u përball me shi të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar kështu përmbytje të mëdha, raporton CNN.

Në New York u ndalua udhëtimi deri në orën 05:00 të mëngjesit, dhe se sipas një alarmi urjgence nga Notify NYC, të gjitha automjetet jo emergjente duhet të largohen nga rruga, shkruan BBC.

Ndërkaq, thuajse të gjitha linjat e metros së qytetit janë pezulluar për shkak të përmbytjeve dhe bëhet e ditur se vetëm linja “7” dhe Hekurudha Staten po funksiononin me vonesa. /Shqip.com