Kulturë Kino

Kosova dhe Shqipëria me pavijon të përbashkët në Festivalin e Kanës

Kosova dhe Shqipëria kanë hapur pavijonin e përbashkët në edicionin e 75-të të Festivalit të Kanës.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se për të njëmbëdhjetin vit me radhë po prezantohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Ndërkaq, më 21 maj, Kosova do të nënshkruaj marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografik me Republikën e Francës.

“Kjo marrëveshje përveç që do të zyrtarizoj bashkëprodhimet filmike Kosovë-Francë, ajo do të hapë rrugë për bashkëprodhime të reja dhe do të përforcojë bashkëpunimin në mes të dy qendrave të filmit”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Ndërsa, me 24 maj, do të shfaqet premiera e filmit të radhës nga vëllezërit Dardenne ‘Tori and Lokita’, ku aktori i njohur nga Kosova Alban Ukaj luan rrolin e Betimit.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 135.