Lajme

1359 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1359 gjoba të trafikut.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor, janë shkaktuar 24 aksidente trafiku, ku prej tyre 11 me të lënduar dhe 13 me dëme materiale.

16 është numri i personave të arrestuar ndërsa 14 persona janë dërguar në mbajte.

Numri i personave në ndalim policor është 0 ndërsa numri i personave në vuajte të fajit është 2.

/Shqip.com