Sport Ndërkombëtar

Martin Skrtel i var këpucët

Martin Skrtel

Një karriere të gjatë, me shumë ngritje dhe zbritje i erdhi fundi.

Martin Skrtel është tërhequr nga futbolli për arsye shëndetësore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një konference për media.

“Mendoj se edhe në këtë moshë kam ende diçka për t’i ofruar skuadrës dhe mund të luaj në një nivel të lartë. Por atëherë ka një gjendje mjekësore. Kam probleme shëndetësore, më kufizojnë jo vetëm në futboll, por edhe në jetën time personale”, tha ai.

Teksa, shtoi se “nuk mund ta imagjinoja jetën pa futboll, por është koha të filloj të ndjek mendjen, jo zemrën. Ne kemi vetëm një shëndet. E kam jetën civile përpara dhe dua ta kem në një nivel, jo me dhimbje”.

Skrtel – së funmdi ishte pjesë e Spartak Trnava – skuadër nga Sllovakia (vendlindja e tij).

Qendërmbrojtësi – kohën më të artë në karrierë e kaloi në Angli, kur ishte pjesë e Liverpoolit – nga viti 2008 e deri në 2016.

Ani pse nuk e kishte fituar Premierligën dot me “The Reds” ai ishte shumë i dashur për tifozët anglezë për shkak të shpirtit të tij luftarak.

Në total –  e kishte djersitur fanelën e Liverpoolit në 320 ndeshje. /Shqip.com