Lajme

131 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 131 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç raporton ABC News Albania, numri i rasteve pozitive ka ardhur pas 559 testimeve të kryera.

Ndërsa, gjatë këtij 24-orëshi nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 184 qytetarë.

Numrin më të madh të rasteve pozitive gjatë një dite e ka shënuar Tirana duke pasuar me Durrësin, Lushnjën, Vlorën etj.

Në të gjithë Shqipërinë, numri i rasteve aktive ka arritur në 2.415 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë./Shqip.com