Lajme Botë

13 shtete mobilizohen në stërvitjen më të madhe të 25 viteve të fundit

Stërvitja ushtarake ndërkombëtare Aurora-23
Stërvitja ushtarake ndërkombëtare Aurora-23

Stërvitja ushtarake ndërkombëtare Aurora-23, më e madhja në 25 vitet e fundit, ka filluar në Suedi të hënën dhe do të zgjasë deri më 11 maj.

Në të marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Finlanda, Polonia, Norvegjia, Estonia, Letonia, Lituania, Ukraina, Danimarka, Austria, Gjermania dhe Franca, tha Ministria Suedeze e Mbrojtjes, ndërsa qëllimi i stërvitjes është “përmirësimi i gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura” në rast të një sulmi hipotetik të armatosur në Suedi.

Stërvitja është një nga mjetet kryesore të rritjes, testimit dhe demonstrimit të gatishmërisë luftarake”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Së bashku me njësitë ushtarake nga vendet tona partnere, ne forcojmë sigurinë duke rritur aftësitë operacionale të Suedisë”, kanë thënë tutje.

Stërvitja do të zhvillohet në ajër, në tokë dhe në det. Do të marrin pjesë rreth 26,000 trupa nga të gjitha njësitë ushtarake, kryesisht në jug të Suedisë dhe gjithashtu në ishullin Gotland.

/Shqip.com