Sport Ndërkombëtar

1279 gola në 1363 ndeshje, tre herë fitues i Kupës së Botës, hyri në librin Guinness, për çka do të kujtohet Pele?

Legjenda Pele që prej kohësh konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Figura legjendare dhe ikona globale, mësoi se kanceri i tij në zorrën e trashë ishte avancuar më 21 dhjetor.

Me vdekjen e Peles në moshën 82-vjeçare, futbolli ka humbur ‘Mbretin’.

Pele karrierën e nisi te Santosi si 15 vjeçar, ku në ndeshjen debutuese arriti të shënojë gjashtë gola.

Ai qëndroi në Santos nga viti 1965 deri në vitin 1974 dhe gjatë asaj kohe fitoi gjashtë tituj të kampionatit brazilian.

Ai ishte në pension për një vit, dhe më pas mori një ftesë nga New York Cosmos që nuk mund ta refuzonte – 7 milionë dollarë. Ai luajti në SHBA për tre vjet dhe fitoi titullin kampion.

Mbresëlënëse ishin paraqitjet e tij për Brazilin, në fanellën e të cilit shënoi 77 gola në 92 paraqitje dhe me vendin e tij u bë kampion bote në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

Pele hyri në Librin e Rekordeve Guinness si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit pasi shënoi 1279 gola në 1363 ndeshje, përfshirë ndeshjet miqësore.

Ai është shpallur Futbollisti i Shekullit për FIFA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Ishte aktor edhe në disa filma.

Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e Peles.

700 paraqitje në klube

655 gola

92 paraqitje me kombëtaren

77 gola me kombëtare

3x fitues i Kupës së Botës.

/Shqip.com