Lajme

127 raste aktive me COVID-19

Qendra e COVID-19

COVID-19 po vazhdon të jetë prezentë ende në Kosovë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë numri total i rasteve aktive është 127.

Po ashtu është bërë i ditur edhe numri i përgjithshëm i shëruarve. 225.072 është numri i përgjithshëm i të shëruarave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë edhe 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu  janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Shqip.com