Lajme

123 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 123 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 33 raste të reja.

Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, por janë shëruar tre persona.

Aktualisht, 16 persona janë të hospitalizuar nga ky virus.

/Shqip.com