Lajme

1,220 pacientë në trajtim nga COVID-19

Qendra COVID

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po trajtohen 1 mijë e 220 pacientë.

Është publikuar raporti ditor i pacientëve në secilën Klinikë veç e veç.

Lexo edhe:
Haxhiu: Po të kishte prokurori të pavarur, Arben Vitia do të duhej të arrestohej

Nga 1,220 pacientët e shtrirë, 1,116 janë të konfirmuar me Coronavirus 1,051 me oksigjeno-terapi dhe 59 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa, në kuadër të klinikave COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në trajtim janë 438 pacientë, 435 të konfirmuar me COVID-19, 390 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 782 pacientë, 681 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 661 me oksigjeno-terapi. /Shqip.com

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 107 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 87 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 19 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 171 pacientë
Spitali i Gjakovës, 120 pacientë
Spitali i Pejës, 209 pacientë
Spitali i Gjilanit, 134 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 32 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë.