Lajme

12 vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

Urgjenca Infektive, Shqipëri

12 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të enjten.

Po ashtu nga 3 mijë e 808 testime u regjistruan 533 infeksione të reja.

Ndërkaq u shëruan edhe 696 persona  brenda ditës. Raste aktive janë 7 mijë e 959.

Vaksina anti-COVID’19

Që kur shpërtheu pandemia në Shqipëri janë regjistruar 173 mijë e 723 infeksione.

Prej tyre janë shëruar 163 mijë e 18. Ndërkaq, 2 mijë e 746 kanë vdekur.

Po ashtu, atje po vazhdon procesi i vaksinimit. /Shqip.com