Lajme Ballkan

12 vdekje në Maqedoninë e Veriut si pasojë e COVID-19

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 Maqedonia e Veriut ka regjistruar 12 raste të vdekjes gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Po ashtu janë raportuar edhe 377 infeksione të reja me Coronavirus prej 3 mijë e 608 testimeve.

Gjithashtu janë shëruar edhe 307 pacientë.

Rastet aktive janë 5 mijë 677, raporton Shqip.com

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 219.100 raste pozitive me COVID-19.

Po ashtu janë shëruar edhe 205 mijë e 700 persona dhe 7 mijë 723 kanë vdekur. /Shqip.com