Lajme Botë

12 të vdekur nga tërmeti në Afganistan dhe Pakistan

Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.5, që zgjati për të paktën 30 sekonda, goditi një pjesë të madhe të Afganistanit, Pakistanit dhe një pjesë të Indisë të martën mbrëma.

Nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 12 persona dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

“Njerëzit dolën me vrap nga shtëpitë e tyre dhe po recitonin Kur’an”, tha një korrespondent i AFP në qytetin pakistanez të Rawalpindi-it, shkruan BBC.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së deklaroi se tërmeti ishte me qendër pranë Jurm në veri-lindje të Afganistanit dhe kishte një thellësi prej 187 kilometrash (116 milje).

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, i cili shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Më shumë se 1 mijë njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 – më vdekjeprurësi në Afganistan në gati një çerek shekulli, që  goditi provincën e varfër të Pakistanit më 22 qershor të vitit të kaluar.

/Shqip.com