Lajme

12 raste të reja me COVID-19

Ilustrim.

Është bërë publik raporti i Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rastet e reja me COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.431 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.829 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa  janë dhënë 102.545 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.947.

Në total numri i rasteve aktive është 213./Shqip.com