Lajme

12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Urgjenca në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Rastet pozitive kanë ardhur si rezultat I 417 testimeve të kryera si dhe gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numrin me të madh të rasteve pozitive e mban Tirana duke vazhduar me Gjirokastrën e vendet e tjera.

Në spitalin COVID3 janë duke u trajtuar katër pacientë të cilët janë ende të infektuar me virus.

Megjithatë, gjatë 24-orëve janë shëruar 19 qytetarë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri është 178.

/Shqip.com