Lajme

12 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë, momentalisht janë 12 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24-të orëve të fundit janë shënuar 4 raste të reja dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

7 është numri i të shëruarave brenda 24 orë nga 73 testime të kryera.

Numri total i dozave të administruara është 1 milionë e 836 mijë e 309 vaksina.

Me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 355 qytetarë, me dozën e dytë 824 mijë e 737 qytetarë, me dozën e tretë 105 mijë e 230 ndërsa me dozën e katërt 1 mijë e 795.

/Shqip.com