Lajme

12 raste aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe 12 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste pozitive, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq shtatë qytetarë janë shëruar me COVID-19.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, në 24-orët e fundit janë dhënë tetë vaksina.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin si dhe të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com