Lajme Botë

12 persona u vranë në një sulm gjatë një feste në Meksikë

Dymbëdhjetë persona u vranë në një sulm gjatë një feste në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, bënë të ditur autoritetet meksikane.

Banorët thanë se dëgjuan të shtëna dhe panë njerëz të plagosur duke vrapuar në rrugë.

Sulmi ndodhi në agim në qytetin e Salvatierra, kur një grup i armatosur hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve të festës që merrnin pjesë në një “posada”, një festë tradicionale meksikane e mbajtur në ditët para Krishtlindjeve.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit tha n se 12 persona ishin vrarë, por pa dhënë më shumë detaje për motivet e sulmit.

Guanajuato, shtëpia e një numri të konsiderueshëm fabrikash të automobilave dhe aeronautikës, është bërë vitet e fundit një nga shtetet më të dhunshme në vend, mes përleshjeve midis grupeve të fuqishme të trafikut të drogës. /A2CNN

/Shqip.com