Lajme Botë

12 miniatorë të vdekur pas shembjes së minierës në Venezuelë

Përmbytjet kanë shembur një minierë ari në Venezuelën jugore, duke lënë të vdekur të paktën 12 minatorë.

Miniera Talavera, e vendosur në El Callao, në shtetin Bolivar të Venezuelës, u përmbyt të mërkurën për shkak të shirave të dendur, por punonjësit e shpëtimit nuk mund të përfundonin përpjekjet e rikuperimit para të shtunës.

112 persona të tjerë i mbijetuan shembjes së minierës, tha Edgar Colina, sekretari për Sigurinë Qytetare në Bolivar, duke shtuar se autoritetet do të kthehen në vend të dielën për të kontrolluar për të mbijetuar ose viktima të tjera.

Ndërkaq, trupat e viktimave janë xjerrë nga miniera.

/Shqip.com