12 minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi sulfurik
Publikuar:
(17.01.2024 17:00:16)

12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik. Dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve.

Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë. Përmes një komunikate për media, dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media.

/Shqip.com