Pirati e shpëton anijen nga fundosja

Anija ishte në prag të fundosjes.
Por, një pirat i ri e mori timonin dhe tashmë po lundron pa probleme.
Vedat Muriqi ka shënuar edhe një gol me Mallorcan – në fitoren 2-1 ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi shqiptar – e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45-të për të dëshmuar edhe një herë formën e lartë që po kalon.
Për sulmuesin shqiptar – kjo ishte hera e katërt që shënon gol në La Liga.
Teksa, ka edhe një asistim.
Me këtë fitore, Mallorca bën edhe një hap para në “luftën” për mbijetesë, pasi gjenden në vendin e 16-të të La Ligas.
Muriqi është në formë huazimi te spanjollët, pasi kartonin e tij e ka Lazio.
E ardhmja e tij – mbetet ende e mjegullt pasi nuk dihet ende se ku do të luaj në sezonën e ardhshme.
Një rikthim në Turqi është raportuar, por vendimi i takon Vedatit. /Shqip.com