Art Jetese

11-vjeçari mposht rezultatet e IQ të Ajnshtajnit dhe Stephen Hawking

Një djalë i ri i talentuar nga Anglia i quajtur Yusuf Shah ka shënuar rezultatin maksimal të mundshëm të testit të intelegjencës IQ, duke mposhtur Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

11-vjeçari regjistroi 162, që është në përqindjen më të lartë të njerëzve të të gjitha moshave dhe më e larta e mundshme për moshat nën 18 vjeç.

Megjithëse Ajnshtajni nuk e mori kurrë zyrtarisht testin, besohet se ai arriti të njëjtën gjë si Hawking, i cili thuhet se ka shënuar 160.

Pasi shokët e tij në shkollë e nxitën që të bënte testin pasi besonin në aftësitë e tij dhe sa i zgjuar është, Yusuf vendosi të bënte testin e IQ-së

Nëna e 11-vjeçarit flet për rezultatet e inteligjencës së tij

Yusuf i cili aktualisht është student i vitit të gjashtë në shkollën fillore Wigton Moor, ëndërron të studiojë matematikë në Oksford ose Kembrixh.

/Shqip.com