Lajme

11 vite nga tragjedia në Restelicë

Sot janë bërë 11 vite që nga tragjedia në Restelicë ku orteku i borës iu mori jetën disa banorëve të këtij fshati.

Pikërisht në këtë përvjetor të kësaj tragjedie, deputetja e Partisë demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se këtë ditë banorët e Restelicës e kujtojnë si ditën me të dhimbshme në tërë historinë e fshatit të tyre.

“Sot janë bërë 11 vjet nga tragjedia e Restelicës, në të cilën orteku i borës kishte marrë jetën e 10 banorëve të Restelicës. Ditën e sotme, banorët e Restelicës e kujtojnë si një ndër ditët më të dhimbshmet në historinë e fshatit të tyre”, shkroi Deliu-Kodra.

Ashtu siç e potencon edhe deputetja, e vetmja e shpëtuar nga kjo tragjedi ishte vogëlushja, Amsera Reka.

“Atëbotë qetësinë e fshatit e kishte trazuar orteku i borës që kishte marrë jetën e 10 bashkëfshatarëve, ndërkaq pamjet e shpëtimit të vogëlushes Amsera Reka, të mbijetuarës së vetme në këtë tragjedi familjare, kishin pushtuar mediet botërore”.

/Shqip.com