Lajme

11 raste të reja me COVID-19

Klinika Infektive, QKUK.

11 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të hënën në Kosovë, përcjell Shqip.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 gjate 24 orëve të fundit, kurse janë shëruar tetë qytetarë.

Kurse, gjatë kësaj periudhe, janë dhënë një mijë e 837 doza të vaksinës anti-COVID’19, duke e çuar kështu në një milion e 651 mijë e 845 numrin e dozave të dhëna.

Ndërkaq, që nga fillimi i vaksinimit anti-COVID’19, deri më tash 775 miijë e 898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com