Lajme

11 raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve të fundit

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve te fundit në Kosovë, janë raportuar 11 raste të dhunës në familje.

Gjashtë nga këto raste kishin ndodhur në regjionin e Prishtinës, dy nga regjioni i Prizrenit, dy nga Gjakova dhe një rast në Shtime.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, të arrestuarit i cili kishte ushtruar dhunë ndaj disa personave, iu është bastisur shtëpia dhe konfiskuar 39-fishekë të armës së shkurtë.

Lexo edhe:
Protestë para Qeverisë për rastin e 11 vjeçares

Të gjitha rastet ishin raportuar për dhunë fizikë përveç një rasti në Prizren, viktima femër ka informuar se e dyshuara femër ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj.

Në shumicën e rasteve të raportuara të dyshuarit e arrestuar kanë qenë të gjinisë mashkullore./Shqip.com