Lajme

11 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 11 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24-orët e fundit janë shënuar dy raste pozitive.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shëruar asnjë person si dhe nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here – në 24 orët e fundit janë dhënë tetë doza të vaksinës kundër këtij virusi.

MSH së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar vazhdimisht që të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19.

/Shqip.com