Lajme

​106 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Ilustrim

106 persona kanë rezultuar pozitive gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Siç njoftojnë mediat shqiptare, ky numër ka rezultuar nga 672 testime.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 1 mijë e 615 persona, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Sipas ministrisë, janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë.

Ky është numri i rasteve gjatë 24 orëve në bazë të qyteteve:

38 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan./SHQIP.com