Lajme

Këshilli Gjyqësor suspendon gjyqtaren e cila kishte marr pjesë në Këshillin e Sigurisë në Beograd

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, nga pozita e saj si kryetare.

Vendimi për shkarkimin e saj është marr në mbledhjen e 281-të të KGJK-së. 

Ky institucion bënë thirrje zyrtarëve që të përmbahen nga deklaratat për vendimet e KGJK-së pasi çfarëdo deklarimi publik nuk kontribuon në pavarësinë e gjyqësorit si pushtet i pavarur.

“KGJK thekson se, vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është marrë në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore që ka KGJK-ja, dhe nuk paragjykon përfundimin e procedurës në raport me gjyqtaren, znj.Stevanoviq. Vendimi në fjalë është marrë pa asnjë ndikim politik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liliana Stevanoviq kishte marr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd që ishte thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ku ishte diskutuar edhe vendimi për moslejimin e mbajtjeve të zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i kërkuari nga drejtësia kosovare, Milan Radojçiq i cili po fshihet në Serbi. /Shqip.com