Lajme

100 persona janë ankuar për tarifat e reja të energjisë elektrike

Fakturat

Rreth 100 persona janë ankuar në Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), që nga hyrja në fuqi e tarifave të reja me rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KESCO, Viktor Buzhala, ka thënë për Shqip.com, se numri i ankesave është numër simbolike, duke e krahasuar atë më numrin e konsumatorëve.

“Në krahasim me numrin e gjithmbarshëm të konsumatorëve prej 630 mijë sish. Pra janë ankuar 0.016 për qind, ndërkohë 99.98 për qind e konsumatorëve nuk kanë pas ndonjë ankesë”, ka thënë Buzhala.

Zëdhënësi i KESCO, Viktor Buzhala

Ai gjithashtu ka njoftuar se sot ka filluar leximi dhe dërgimi i faktuarve edhe për muajin mars.

“Serish nuk vërehet ndonjë rritje e ankesave nga ato të zakonshmet”, tha Buzhala për Shqip.com.

Më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike./Shqip.com