Lajme

100 eurot e studentëve, Qeveria tregon kur pritet të ndodhë shpërndarja e tyre

Kartëmonedha 100 euro

Shtesat e para për studentët të cilët do ti gëzojnë nga 100 euro prej Qeverisë së Kosovës pritet të ekzekutohen këtë muaj.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Përparim Kryeziu- zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

“Tashmë kemi themeluar Komisioni Zbatues, përgjegjës për verifikimin e të dhënave të aplikimeve. Ky komision është në komunikim të rregullt me Universitetet për konfirmimin e listave. Varësisht nga konfirmimet, po synojmë që brenda muajit të ekzekutojmë shtesat për grupin e parë e studentëve aplikues”- ka thënë Kryeziu.

Aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’, është hapur me 20 tetor 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova.

/Shqip.com