Lajme

10 vjet burgim për mësuesin që akuzohet se vrau me 13 plumba babën e nxënëses për hakmarrje

Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar 10 vite burgim mësuesin Xhevdet Jonuzajn, i cili akuzohet se vrau G.K., babën e nxënëses së tij  për hakmarrje të paskrupullte. Gjykata këtë verdikt mori ndaj të pandehurit Jonuzaj pasi të njëjtit i është ricilësuar vepra penale, nga vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Akgjykimi ndaj Jonuzajt u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Murat Hulaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dënimi prej 10 viteve të akuzuarit Jonuzaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 19 maj 2021.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari gjithashtu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën e dytë, ata për armëmbajtje pa leje , i cili obligohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh.

Gjithashtu gjykata ka kërcuar edhe konfiskimi i armës me të cilin është kryer vepra penale.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 14 shkurt 2022, e ngarkon të pandehurit Xhevdet Januzaj se më 18 maj 2021, rreth orës 15:30 min në Pejë, në terracën e Restorantit “Te Zhara”, me paramendim e ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta të ndjerin G.K, nga hakmarrja e paskrupullt.

Kjo hakmarrje sipas prokurorisë kishte filluar pasi djali i të ndjerit më 29 dhjetor 2019, e kishte sulmuar fizikisht të pandehurin në vendin e tij të punës, pasi i pandehuri kishte sulmuar seksualisht motrën e tij minore dhe për më tepër ishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi prej 3 vite e gjysmë nga Gjykata e Pejës.

/Shqip.com