10 vjeçari gjendet i vdekur në një kabinë kamioni në Malishevë
Publikuar:
(03.10.2021 15:56:58)

Një fëmijë i moshës 10-vjeç është gjetur pa shenja jete në një kabinë kamioni në Malishevë.
Rastin për Gazetën Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se 10-vjeçari është gjetur rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.
“Familjarët e kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës”, u shpreh më tej ai.
Sipas tij, njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është cilësuar “hetim i vdekjes”.
Xhurkaj bëri të ditur se në vendin e ngjarjen është sekuestruar edhe një armë. /Shqip.com