Teknologji Auto

10 veturat sportive më të mira të vitit 2023 (Lista)

Nëse kërkoni emocione, atëherë mos kërkoni tjetër gjë, pos një makinë sportive.

Gjatë dekadave, këto makina kanë evoluar nga makina për gara në makinë të përditshme.

Autocar ka renditur 10 makinat sportive më të mira për këtë vit dhe që të njëjtat janë aktualisht në shitje.

1. Porsche 911

Ky model është i disponueshëm në dy versione Carrera dhe Carrera T me 380 kuaj fuqi, si dhe Carrera S dhe 473 kuajfuqi Carrera, të gjitha të fuqizuara nga një motor 3.0-litërsh turbo, me gjashtë cilindra, kabriolet dhe me kulm të palosshëm. Tërheqja bëhet ose me rrotat e fundit ose me të katrat. Ekzistojnë gjithashtu versione ekstra të shpejta GT3, GT3 RS, Turbo dhe Turbo S.

2. Porsche 718 Cayman GTS 4.0 / Boxster GTS 4.0

Prodhuesi gjerman mban edhe vendin e dytë me modelin Porsche 718, që është model me katër cilindra. Modeli 718 konsiderohet veturë e nivelit më të lartë të Porsche, shkaku i përparimit të mash në klasën e makinave sportive.

3. Lotus Emira

Modeli i ri i Lotus, ofron një pamje të brendshme luksi, shumë praktike në ngasje edhe të përditshme. Modeli Emira peshon 1440 kg, do të jetë me gjashtë shpejtësi manuale, deri sa shpëjtësia e saj e plotë arrin për 4,3 sekonda.

4. Chevrolet Corvette C8

Është shkruar shumë për vendimin e General Motors për të prodhuar gjeneratën e tetë të makinës sportive ikonike Corvette. Ky model vjen me motor V8 dhe ka një shpërndarje të mrekullueshme të fuqisë. Motori rrotullohet 6500 herë për një minutë.

6. Alpine A110 R

Alpine standarde A110 tashmë shfaqet në listën tonë të makinave sportive të përballueshme, por modeli R i lançuar së fundmi, është një propozim krejtësisht më serioz, pasi kështu fiton vendin e tij në elitën e makinave sportive. Për sa i përket fuqisë, nuk është më i fuqishëm se sa modelet e mëparshme, por ofron adrenalinë sikur të ishit në pista të garave të mëdha. Prodhimi i karrocerisë me fibër karboni dhe sediljet e reja, kanë ndihmuar këtë veturë të jetë për 34 kg më e lehtë. Gjithashtu versioni R, është 10 mm më i ulët dhe është 10% më i ngurtë se modeli i mëparshëm A110S. Në rrugë, versioni R ndihet më i ngurtë, por mbetet i rehatshëm, ndërsa ka një zhurmë më të madhe.

6. Jaguar F-Type

Gati një dekadë pas debutimit, Jaguar F-Type po fillon turneun e tij lamtumirës. Marka britanike ka njoftuar se makina e saj kryesore sportive do të mbyllë përfundimisht procesin e prodhimit në fund të vitit 2023.

7. Mercedes-AMG SL

Me kalimin e viteve, Mercedes SL ka lëvizur midis makinave sportive dhe atyre të udhëtimit, por me modelin e fundit që i përket gjeneratës së shtatë, kjo makinë me vetëm dy ulëse, synon të jetë më shumë veturë sportive e më pak udhëtarësh. E mbështetur nga një platformë krejtësisht e re alumini, kjo SL është projektuar ekskluzivisht nga inxhinierët që përmirësojnë performancën në AMG, gjë që ju jep treguesin më të qartë të qëllimit të modelit SL.

Modeli vjen me tërheqje nga katër rrotat, arrin shpejtësinë maksimale për 3.9 sekonda, kurse motori i tij i dyfishtë do të jetë me 470 kuaj fuqi.

8. Mercedes-AMG GT

Modeli tjetër vjen me disa versione, duke filluar nga ai më i ulëti me 523 kuaj fuqi. Ky model i konkurron fort dy makinat; Porsche 911 Carrera dhe Jaguar F-Type.

9. Audi TT RS

Ashtu si Jaguar F-Type që qëndron pak më lart në këtë listë, Audi TT RS po jeton në kohën e huazuar. Marka ka zbuluar se modeli i ri do të jetë në shitje nga fundi i vitit 2023 apo një çerek shekulli pasi versioni i parë bëri debutimin.

Modeli TT ende duket si pjesë përbërëse e modelit RS të rangut të lartë. Ka një motor 5 cilindrash që mundëson 395 kuaj fuqi. Falë lëvizjes me katër rrota Quattro, mund të bëjë 60 mph në më pak se 4,0 sekonda dhe nëse paguani ekstra, ajo do të ecë deri në 174 mph.

10. Lexus LC

Ka një motor V8 jashtëzakonisht karizmatik dhe të pëlqyeshëm, është i balancuar, me një numër faktorësh që e bëjnë një rival të fortë të makinave Jaguar F-Type ose Porsche 911. Do të jetë me katë dyer, por do të jetë më i madh se modelet paraprake dhe pak më i rëndë. Do ketë motor V8, kurse kabina do të jetë jashtëzakonisht luksoze, me më shumë hapësirë ​​magazinimi.

/Shqip.com