Lajme Botë

10 të vdekur në një incident pas festës së Vitit të Ri Hënor

Dhjetë persona kanë vdekur pas të shtënave në një studio vallëzimi në qytetin kalifornian të Monterey Park, pranë Los Anxhelosit.

Policia thotë se 10 persona të tjerë janë lënduar dhe i dyshuari mbetet i lirë. Të shtënat ndodhën rreth orës 22:20 me orën lokale të së shtunës.

Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit tha se ata po kërkonin një të dyshuar mashkull i cili u largua nga vendi i ngjarjes, por nuk dha asnjë detaj tjetër rreth tij.

Është një nga të shtënat më të këqija në historinë moderne të Kalifornisë – më vdekjeprurja ishte në vitin 1984, kur një person i armatosur vrau 21 persona në një restorant McDonald’s në San Ysidro, afër San Diegos.

Hetuesit thanë se nuk kishte një motiv të qartë dhe ishte shumë herët për të thënë nëse incidenti ishte një krim urrejtjeje.

Monterey Park ka një popullsi prej rreth 60,000 njerëz dhe është shtëpia e një komuniteti të madh aziatik, raporton BBC.

/Shqip.com