Lajme

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste të reja me Coronavirus.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se janë realizuar 687 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597.

Në total numri i rasteve aktive është 403.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës. Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com

Rastet e reja me COVID-19