Lajme

10 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se brenda 24-orëve janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës, ndërsa 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu është bërë e ditur se janë dhuruar 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.

Në total numri i rasteve aktive është 46./Shqip.com