Sport Ndërkombëtar

10 porta të paprekura në 13 ndeshje

Portieri i Chelseat

Te Chelsea erdhi pa zhurmë të madhe dhe nuk pritej se do të ishte titular në portën e londinezëve, por koha e tregoi të kundërtën.

Edouard Mendy sezonën e kaluar ishte në kulmiin e formës personale dhe të njëjtën po e vazhdon edhe këtë vit, shkruan Shqip.com.

29 vjeçari ka statistika të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, ku në 13 ndeshje të zhvilluara ka mbajtur portën e paprekur dhjetë herë, ndëra ka pësuar vetëm tre gola.

Vetëm portieri i PSG-së, Keylor Navas ka statistikë më të mirë në këtë aspekt, pasi ai kishte arritur të mbante portën e paprekur dhjetë herë në vetëm 11 ndeshje të zhvilluara.

Mendy u transferua nga Rennes te Chelsea në vitin 2020, më një shumë prej 22 milionë paund.

Ai ka lënë në bankën rezervë, spanjollin Kepa Arizabalaga që ishte sjellur në “Stamford Bridge” për 80 milionë euro dhe mbetet portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit./Shqip.com