Lajme Botë

Vritet një ushtar ukrainas dhe disa të tjerë plagosen

Ushtria ukrainase ka konfirmuar se një ushtar i saj është vrarë si dhe janë plagosur 6 ushtarë të tjerë nga granatimi i separatistëve rus në lindje të Ukrainës në 24 orët e fundit.  Shteti i Ukrainës e ka konsideruar si shkelje të rëndë të armëpushimit këtë incident.

Ushtria ukrainase ka njoftuar në faqen e saj  në “Faebook” se ka regjistruar 96 incidente të shkaktuar nga separatistët të cilët kanë granatuar pjesë të ndryshme të Ukrainës ku është përdorur artileria dhe sistemi Grad.

Ndryshe Donetzk dhe Luhansk janë dy regjione pjesë e Ukrainës  në të cilat janë koncentruar forcat separatiste të cilat mbështeten nga Rusia. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka njohur këto dy regjione si shtete të pavarura. Bota është duke dënuar veprimin e Putinit. Qeveria e Ukrainës është zotuar se do të mbroj popullatën e saj nga agresioni rus gjersa është shprehur se është e gatshme që të bisedojë për zgjidhjen e problemeve që kanë me këtë shtet/Shqip.com