Lajme

1 milion vaksina anti-COVID të administruara në Kosovë

Qendër e Vaksinimit - Salla "1 Tetori" në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar se në Kosovë deri më tani janë administruar 1 milion doza të vaksinës anti-COVID.

“Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur”.

“Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të enjten nga kjo ministri u raportua se janë vaksinuar 19 mijë e 458 qytetarë.

Po ashtu, theksohej se totali i vaksinave është 975 e 279 sosh.

Vaksinimi ka vazhduar edhe gjatë ditës së fundit, ndërsa ministria ka marrë vendim që të mos ketë ndërprerje gjatë vikendeve apo festive zyrtare.

Mbi 500 mija vaksina, Kosova i pranoi donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa edhe një pjesë tjetër erdhi nga marrëveshja që MSH e ka me kompaninë “Pfizer’. /Shqip.com