Lajme

1 mijë e 781 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri.

1 mijë e 781 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të premten në Shqipëri, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 278 pacientë.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 216 mijë e 686 raste pozitive, prej të cilave 202 mijë e 664 janë shëruar, 3 mijë e 233 kanë vdekur dhe aktualisht janë 10 mijë e 789 raste aktive.

“Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Ministria këshillon që të shmangen grumbullimet dhe të ajrosen ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com