Lajme

1 Maji Dita e Punëtorëve, dy protesta të paralajmëruara në Prishtinë

Protesta për 1 Maj

Sot shënohet 1 Maji, Dita e Punëtorëve.

Pikërisht në Ditën e Punëtorëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbahen dy protesta.

Protesta e parë është thirrur nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës duke filluar nga ora 11:00, ndërsa protesta e dytë është organizuar nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist duke filluar nga ora 12:00.

Ngjarjet e datës 1 maj 2022:

– Federata Sindikale e Punëtorëve të  Sektorin Privat te Kosovës, organizon  protestën për nder te 1 Majit ditës ndërkombëtare te punëtorëve. (Sheshi  Zahir Pajazitit, ora 11:00)

– Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga Blloku Anti-Kapitalist, nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)/Shqip.com